Pediatër Online Shqipëri – Konsultë Fëmijë | Dr. Mikel Koti

KUJDES PEDIATRIK I BESUAR
Dr. Mikel Koti
Pediatër
Pranë jush, në çdo hap të rritjes së fëmijës.
"Na dha qetësi të vërtetë."
— Arta, Londër
Rreth meje
Jam Dr. Mikel Koti, mjek pediatër i diplomuar në Universitetin e Mjekësisë në Tiranë dhe i specializuar në pediatri pranë Qendrës Spitalore Universitare "Nënë Tereza".
Pyetje të shpeshta
- A mund të vlerësohet fëmija im online?
- Po. Në shumë raste konsulta online ndihmon për të kuptuar situatën, për të dhënë udhëzime të qarta dhe për të vendosur nëse nevojitet vizitë fizike ose analiza të mëtejshme.
- Sa shpejt do të marr përgjigje?
- Zakonisht përgjigjem brenda pak minutash gjatë orarit 08:00 deri në 22:00 08 :00 – 22 :00 (ora e Shqipërisë). Nëse jam i zënë me pacientë në spital ose kam një angazhim tjetër të papritur, do t'ju njoftoj dhe do t'ju përgjigjem sapo të jem i lirë.
- A ka tarifa shtesë?
- Nuk ka tarifa shtesë nga ana ime; komisionet e pagesës i mbuloj unë. Në varësi të vendit ku ndodheni, Gumroad mund të shtojë taksa lokale (si TVSH/VAT) gjatë pagesës.
- Sa zgjat një konsultë?
- Konsulta s'ka limit kohor për shqetësimin që keni paraqitur — zgjat aq sa nevojitet për t'ju dhënë qartësi të plotë për të. Tarifa e konsultës mbetet e njëjtë pavarësisht kohëzgjatjes. Për një shqetësim tjetër, do të nevojitet një konsultë e re.
- Si zhvillohet konsulta?
- Pasi plotësoni formularin dhe kryeni pagesën, ridrejtoheni automatikisht në WhatsApp. Konsulta zhvillohet me chat, audio ose video, sipas nevojës.
- A mund të dërgoj analiza, foto ose video?
- Po. Mund të dërgoni analiza laboratorike, receta, raporte mjekësore, fotografi ose video që ndihmojnë në vlerësimin e rastit.
- Çfarë ndodh nëse fëmija ka nevojë për recetë?
- Gjatë konsultës, nëse ka indikacion mjekësor, mund të rekomandohet edhe trajtim me recetë. Në shumicën e rasteve, trajtimi përfshin barna pa recetë (OTC), të cilat merren direkt në farmaci. Për barna që kërkojnë recetë zyrtare, do t'ju duhet konfirmim shtesë pranë mjekut ose farmacisë lokale.
- Kur nuk mjafton konsulta online?
- Në rastet urgjente ose kur nevojitet ekzaminim fizik i menjëhershëm, do t'ju këshillohet paraqitja në urgjencë ose vizitë fizike.
- Çfarë është Gumroad dhe a është e sigurt pagesa?
- Po. Gumroad është një platformë ndërkombëtare e besuar për pagesa online. Pagesat kryhen në lidhje të enkriptuara dhe Dr. Mikel Koti nuk ka akses në të dhënat e kartës suaj bankare. Lexo dokumentacionin zyrtar të Gumroad
- Nëse çmimi është kaq i ulët, a do të thotë që shërbimi është më pak profesional?
- Jo. Jam pediatër i licencuar me specializim 4-vjeçar dhe punoj çdo ditë në Spitalin Rajonal "Omer Nishani". Çdo konsultë trajtohet me të njëjtin kujdes, përgjegjësi dhe standard profesional si çdo vizitë pediatrike. Tarifa është zgjedhje e vetëdijshme për ta bërë këshillimin pediatrik të aksesueshëm për sa më shumë familje shqiptare, jo një kompromis në cilësi.
- A janë të sigurta të dhënat e mia?
- Po. Të gjitha informacionet, dokumentet dhe komunikimi gjatë konsultës trajtohen me konfidencialitet dhe sipas etikës profesionale mjekësore.
- A ka mundësi ndjekjeje pas konsultës?
- Po. Nëse nevojitet, mund të vazhdojmë komunikimin për të njëjtën çështje edhe pas konsultës fillestare.
- Po nëse nuk mbetem i kënaqur me konsultën?
- Kënaqësia juaj është shumë e rëndësishme për mua. Nëse mendoni se shqetësimi nuk është adresuar plotësisht, më shkruani në WhatsApp — konsulta e radhës për të njëjtin problem do të jetë falas.