PEDIATOOLS

Çfarë të shqetëson?

Doza, gjumi, të folurit apo një screening. Në shqip, të krijuara nga Dr. Mikel Koti. Nuk zëvendësojnë vizitën.

Krijuar nga pediatër · screening-u nuk është diagnozë · nëse ke dyshim, fol me mjekun

Mosha

Të gjitha mjetet

Më të përdorurit

Sa ml i duhet?

PediaCalc · doza e paracetamolit dhe ibuprofenit

Shkruani peshën dhe merrni dozën në mg dhe ml për shurupin që keni në shtëpi, me orarin e dozave dhe temperaturën për çdo fëmijë.

Falas • Ruhet vetëm në pajisjen tuaj

A ia vlen një vështrim i hershëm?

M-CHAT-R · screening për autizmin

20 pyetje dhe një rezultat orientues: rrezik i ulët, i mesëm ose i lartë, me pyetje sqaruese kur duhen dhe PDF për pediatrin.

20 pyetje • Falas • Nuk është diagnozë

Netët janë bërë të gjata?

PediaSleep · kursi i gjumit

12 module të shkurtra për gjumin e bebes dhe të fëmijës, me një plan personal në fund.

12 module • 45–60 min • Falas

Ethja dhe doza

Ditari i temperaturës dhe shenjat e alarmit janë brenda PediaCalc.

Ushqyerja dhe rritja

Ha vetëm pak ushqime?

PediaNutrition · program 12-javor

Program hap pas hapi për fëmijën selektiv në ushqim: strategji për vaktet, ekspozime ndaj ushqimeve të reja dhe ndjekje e përparimit.

12 javë • Falas

A ka peshë të mirë?

Rritja · vlerësim i peshës dhe plan ushqyerjeje

Vlerësim i peshës sipas standardeve të OBSH-së dhe plan ushqyerjeje sipas moshës, që e shkarkoni në PDF.

Falas • Të dhënat nuk ruhen

Gati për ushqimet e para?

BLW Praktik · kursi i ushqimeve të para

Shenjat e gatishmërisë, dallimi i refleksit GAG nga mbytja, mbi 55 ushqime sipas moshës dhe një menu 30-ditore.

12 module • Falas

Gjumi

Të folurit dhe komunikimi

Si po zhvillohet të folurit?

LEST 0–3 · screening i gjuhës

Pyetje sipas moshës për aftësitë e gjuhës dhe një rezultat: brenda pritshmërive, i dyshimtë ose me shenja vonese.

Falas • Nuk është diagnozë

Komunikon me shikim, gjeste e tinguj?

CSBS-DP · komunikimi i hershëm

24 pyetje për shikimin, gjestet, tingujt, fjalët dhe lojën, me fushat ku ka shqetësim dhe PDF.

24 pyetje • 5–10 min • Falas • Nuk është diagnozë

A e lëviz gjuhën lirshëm?

PeriGjuhës (TABBY) · peri i gjuhës

Krahasoni gojën e bebit me 4 figura dhe merrni një pikë nga 0 deri në 8, me udhëzim për gjidhënien.

4 pyetje • Falas • Nuk është diagnozë

LIBËR ME PAGESË 1–3 vjeç

Fëmija kupton shumë, por ende flet pak?

Fjalët e Para · udhëzues praktik për prindërit

Ku të filloni, çfarë të bëni çdo ditë dhe kur të kaloni më tej: 8 faza, 8 plane javore, 97 faqe PDF.

5 €çmim prezantues · 10 € pas ofertës

Screening zhvillimi dhe sjelljeje

Si lidhet dhe komunikon me të tjerët?

PEDIA-SCQ · komunikimi social

40 pyetje PO/JO dhe një rezultat me pragun e referimit, për ta diskutuar me pediatrin.

40 pyetje • 5–10 min • Falas • Nuk është diagnozë

Vëmendja dhe sjellja po e vështirësojnë?

Vanderbilt · screening për ADHD

Version për prindër (55 pyetje) ose për mësues (43), me rezultat sipas fushave dhe PDF.

7–10 min • Falas • Nuk është diagnozë

Ankthi po e pengon?

SCARED · ankthi te fëmijët dhe adoleshentët

41 pyetje që i plotëson vetë fëmija, me rezultat për llojet e ankthit.

41 pyetje • Falas • Nuk është diagnozë

Për nënën

Si ndihesh pas lindjes?

EPDS · mirëqenia emocionale

10 pyetje për 7 ditët e fundit. Përgjigjet nuk ruhen dhe nuk dërgohen askund.

10 pyetje • 5 min • Falas • Nuk është diagnozë